Kantierët e Lungomares 1-4 po sjellin qindra apartamente të reja çdo vit, dhe instalacioni hidraulik është pjesa që pronari e paguan çdo ditë për 30 vjet: një rrjet i keq do të thotë presion i dobët, zhurma, rrjedhje të fshehura dhe ankesa të vazhdueshme nga blerësit — shumica të huaj, që presin standarde evropiane.
Ne realizojmë rrjetet me materiale moderne (tuba shumështreshorë (multistrato) dhe PPR për ujin, PVC të përforcuar për kanalizimin), me dimensionim të saktë të diametrave që të garantohet presioni edhe në katet e larta, dhe me përgatitje për çdo zhvillim të ardhshëm: bojlerë, panele diellorë, pompa ngritëse, pika uji për ballkonet.
Për ndërtuesit dhe property manager-t jemi partneri që zgjidh: respektojmë fazat e kantierit, dokumentojmë çdo provë presioni me procesverbal, dhe dorëzojmë çdo njësi me test të plotë funksionimi. Referenca nga kantierë të përfunduar në Vlorë — na kërkoni listën.